Pas 6 muajsh të qëndrimit në shtëpi për shkak të pandemisë me koronavirus, nxënësit në Kosovë por i rikthehen bankave shkollore. Por kësaj radhe rutina e procesit mësimor është krejtësisht ndryshe.

Prindërve nuk u lejohet të futen as në oborret e shkollave. Para se të futen brenda objektit të shkollës nxënësit e pajisur me maska qëndrojnë në shenjat e vendosura duke respektuar distancën ndërmjet njëri tjetrit.

Pastaj një nga një futen në tunelin dezinfektues për të vazhduar me matjen e temperaturës. Në klasë është përgjysmuar numri i nxënësve, në mënyrë që një nxënës të mund të qëndrojë i vetëm në bankë.

Klasat parafillore, e parë, e dytë e tretë dhe e gjashtë kanë filluar të mbajnë mësimin brenda objektit shkollor. Te klasat e 6-ta janë të ndarë në dy grupe grupi A dhe B ku grupi A vec ka filluar mësimin kurse grupi B fillon në javën e ardhshme. Ndërsa orët e para të mësimit i janë kushtuar vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.

Kryeministri Avdullah Hoti ka marrë pjesë në përurimin e një shkolle në Magure të Lipjanit ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e masave.

?Shfrytëzoj rastin që në ditën e parë të mësimit të kërkoj nga nxënësit dhe mësimdhënësit kujdes maksimal, në mënyrë që mësimi mos të ndërpritet, sepse ai nuk merret askund më mirë se në shkolla?.

Kosova kishte mbyllur institucionet arsimore në mars kur edhe u paraqiten rastet e para me Covid19. Më pas mësimi ishte zhvilluar nëpërmjet platformave online dhe transmetimit direkt në Televizionin Publik.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/